Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Sonte hapet manifestimi “Ditët e Teatrit”
Maqedoni

Sonte hapet manifestimi “Ditët e Teatrit”

June 16, 2026

AA

 

Komuna e Çairit sonte do të bëjë hapjen e manifestimit “Ditët e Teatrit”, që do të organizohet në kuadër të “Verës Kulturore të Çairit 2026”. Komuna bëri të ditur se programi hapës do të fillojë me shfaqjen teatrore “Gënjeshtra”, në interpretim të Teatrit të Gjilanit. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, do të mirëpresë kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për të ndjekur së bashku shfaqjen dhe për të përcjellë mesazhe në mbështetje të bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy qyteteve. Ndërkaq, kryetari i Këshillit Komunal, Muhamed Murtezi theksoi se “Vera Kulturore e Çairit 2026” është menduar si një program njëmujor, prej 1 qershori deri më 30 qershor ku sic tha ai do të përfshihen edhe aktivitete të ndryshme.

MUHAMED MURTEZI, KRYETAR I KËSHILLIT KOMUNAL (00:54-01:25)

“Sot dhe dy ditët në vijim janë ditët e teatrit në kuadër të verës kulturore të cairit do të ketë shfaqe sonte nga Gjilani nesër nga Ferizaj dhe pasnesër në teatrin shqiptar do të jetë një shfaqje nga Shkupi. Për të vazhduar pastaj me koncertet e ndryshme ta zëmë me 19 do të shtrohet Sofra Shkupjane në shesh ku do të përformojnë disa emra të njohura të muzikës nga qyteti ynë Shkupi dhe më gjërë.”

Murtezi tha se gjatë ditëve të mbetura të qershorit do të organizohen aktivitete të shumta kulturore e artistike me pjesëmarrjen e shoqërive kulturore-artistike si “Ibe Palikuqe”, “Emin Duraku”, “Ilirida” e të tjera. Ai përmendi edhe koncertin “Në Dardani bie një tupan”, ku pritet të mbahet më 25 qershor, festivali “Lyra” më 26 qershor, ndërsa sipas tij manifestimet do të përmbyllen më 30 qershor me një koncert të madh festiv.

MUHAMED MURTEZI, KRYETAR I KËSHILLIT KOMUNAL (02:10-02:30)

“Realisht kur e kemi filluar si ide ne e kemi mendu qershorin si një muaj i plotë, por vec tashmë është paraqitur ta zëmë dikush që dëshiron një javë aktivitet të ketë në shesh edhe në muajin korrik, do të ketë shoqëri të ndryshme kulturo-artistke nga vende të ndryshme të Evropës, pastaj besojmë se ndërkohë do të ketë edhe në muajin gushtë pse jo.”

Murtezi njoftoi se kjo që e kanë filluar këtë vit është vetëm aktiviteti i parë dhe se synimi i tyre është që të bëhet tradicional gjithçka brenda kësaj që ata po e quajnë “muaji i kulturës verore në Cair”. /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Shkupi pret edhe 75 milionë€ dhe heqjen

November 26, 2026
Maqedoni

Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për

November 26, 2026
Maqedoni

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me kamatë, disa

November 26, 2026
Maqedoni

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur

November 26, 2026
Kosovë

“Kush i konstatoi vrasjet politike të pasluftës”: Ja çfarë thotë

November 26, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5259
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15656
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Shkupi pret edhe 75 milionë€

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski pret që Komisioni Evropian ta njohë përparimin e vendit në zbatimin e Agjendës

Maqedoni

Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet

Dëshmitarët e thirrur nga vetë Prokuroria nuk kanë konfirmuar ndikimin e Artan Grubit në procedurën e blerjes së terminaleve elektronike

Maqedoni

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me

Ishte një pasdite e zakonshme kur dy burra të panjohur, me pamje kërcënuese dhe pa asnjë dokument identifikues, hynë në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.