Ndryshimet kushtetuese, Sulejmani: Do të bëhen, por qeveria kërkon garanci nga BE-ja
AA
Në emisionin Debat në Shenja, zëvendësministri i Arsimit dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Driton Sulejmani, deklaroi se qeveria ka trashëguar një sistem gjyqësor me nivel shumë të ulët besueshmërie dhe se tashmë ka nisur procesi i reformimit të tij.
Sipas Sulejmanit, besueshmëria e qytetarëve në gjyqësor ishte vetëm 2 përqind, gjë që, sipas tij, është rezultat i mosndëshkueshmërisë, ndërhyrjeve politike dhe mungesës së reformave të thella në sistem.
“E kemi gjetur gjyqësorin me besueshmëri 2 përqind dhe jo rastësisht ka ardhur deri aty, duke pasur parasysh mosndëshkueshmërinë dhe përzierjen direkte të partive politike”, tha ai.
Duke folur për reformat, Sulejmani theksoi se tashmë është miratuar ligji i ri për prokurorët, duke e cilësuar atë si pjesë të procesit të ndryshimeve në sektorin e drejtësisë. Ai pranoi se ka kundërshtime ndaj reformave, por insistoi se qeveria ka nisur punën konkrete.
“Ka kundërshtime, por ne kemi filluar të reformojmë. Punojmë në vazhdimësi që rastet e hapura në kohën e BDI-së të marrin epilog”, deklaroi Sulejmani, duke përmendur edhe rastin “Sopot” si një nga çështjet që meriton trajtim institucional.
Ai shtoi se institucionet po punojnë edhe në avancimin e lirisë së mediave dhe në përmirësimin e legjislacionit zgjedhor.
“Jo se i kemi kryer të gjitha punët, por po punojmë me hapa pozitivë”, tha ai.
I pyetur për ndryshimet kushtetuese, Sulejmani ritheksoi se ato mbeten kushti kryesor për vazhdimin e rrugës eurointegruese të vendit. Sipas tij, VLEN mbështet realizimin e këtyre ndryshimeve, ndërsa qeveria po kërkon garanci shtesë nga partnerët ndërkombëtarë.
“Të gjithë e dimë se kriteri kryesor për rrugën eurointegruese janë ndryshimet kushtetuese. VLEN është që këto ndryshime të bëhen. Qeveria po kërkon garanci që ky të jetë kushtëzimi i fundit dhe të mos ketë pengesa të tjera gjatë rrugës drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.
Në lidhje me kritikat se qeveria premtoi ndryshime kushtetuese pa pasur numrat e nevojshëm në Kuvend, Sulejmani tha se angazhimet për këtë proces vazhdojnë përmes kontakteve me partnerët ndërkombëtarë dhe zbatimit të reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian.
“Ne në vazhdimësi punojmë. Zëvendëskryeministri Sali ka takime në Bruksel. Po bëjmë reforma që të jemi sa më afër kritereve që kërkohen”, u shpreh Sulejmani.
Numri i vdekjeve në vitin 2025 është 20.287 persona, që është një rritje prej 0.4% krahasuar me vitin 2024. Numri
Debati mes Sekretarit Organizativ të Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Nebi Rexhepi, dhe përfaqësuesit të VLEN-it, Driton Sulejmani, në emisionin
Në emisionin Debat në Shenja, pati një përplasje të fortë mes Sekretarit Organizativ të Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Nebi