AA
Gazetari kontrovers nga Kosova, Berat Buzhala, ka reaguar lidhur me debatet për emërtimin e sheshit kryesor në Tetovë me emrin e ish-presidentit jugosllav Josip Broz Tito, raporton Zyrtare.net
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Buzhala ka kritikuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duke thënë se ata nuk po reagojnë ndaj vendimeve të pushtetit lokal në Tetovë, ndërsa, sipas tij, udhëtojnë drejt Tiranës për të protestuar për çështje politike në Shqipëri.
“Miremëngjes u them të gjithë shqiptarëve, përveç shqiptarëve të Maqedonisë të cilët nuk protestojnë kundër qeverisë së vet që sheshin kryesor në qytetin kryesor shqiptar, Tetovë, e ka pagëzuar me emrin e diktatorit Josip Broz Tito, por udhëtojnë për në Tiranë me protestu për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri”, ka shkruar Buzhala.
Ai më tej e cilësoi Titon si “armikun më të madh të shqiptarëve”, duke pretenduar se gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë shqiptarët në Maqedoni kanë qenë të diskriminuar dhe të trajtuar si qytetarë të dorës së tretë./Zyrtare.net/
Që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt”, janë evidentuar gjithsej 310.865 shkelje të rregullave të komunikacionit, njofton
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për çështjen e Urës së Ibrit, duke thënë se institucionet e Kosovës janë
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Egzon Reshani, i cili ngarkohet me veprën penale “Kanosja”. Reshani ngarkohet se