Osmani thirrje qytetarëve t’i bashkohen marshit në Tetovë: Barazia dhe MO nuk preken pa hasur në rezistence demokratike të qytetarëve!
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka bërë thirrje për protest për ditën e nesërme në Tetovë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer emrat e vjetër të shesheve dhe rrëugëve në Tetovë.
Osmani thotë se Marshi në Tetovë nuk ëshdtë marsh i një partie politike, por marsh i cdo shqiptari dhe i cdo qytetari që e do këtë vend.
“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese antishtetërore, Darko Kostadinovski, mbrëmë deklaroi se çështjen e gjuhës “do ta mbyllë”, “do ta zgjidhë” dhe se “askush nuk mund ta ndalë”.
Kjo nuk është befasi. Vendimi për anulimin e emrave të rrugëve dhe shesheve në Tetovë nuk ishte i rastësishëm. Ai ishte vetëm testi se si do të kalojë vendimi i madh – ai për gjuhën shqipe.
Prandaj, sot më shumë se kurrë, gjithçka është në duart tona. Jo vetëm emrat e rrugëve dhe shesheve, por edhe e ardhmja e gjuhës shqipe në këtë shtet.
Marshi në Tetovë nuk është marsh i një partie politike. Është marsh i çdo shqiptari dhe i çdo qytetari që e do këtë vend, që beson në barazi dhe që dëshiron një të ardhme të përbashkët, të drejtë dhe evropiane për të gjithë.
Tani është koha të dëshmojmë se vlerat e Marrëveshjes së Ohrit dhe barazia nuk preken pa hasur në rezistencën demokratike të qytetarëve”, ka shkruar Osmani, përcjell SHENJA.