Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Ligji për përfaqësim të drejtë, BDI paralajmëroi se do të bllokojë votimin e ligjit
Maqedoni

Ligji për përfaqësim të drejtë, BDI paralajmëroi se do të bllokojë votimin e ligjit

June 30, 2026

AA

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim ka deklaruar se BDI, do bëjë çmos që të mos kaloj siç tha “ligji i Karakamishevës” dhe servilëve të saj si Jeton Shasivari. Ai  u shpreh se BDI-ja me kohë ka alarmuar se ky Ligj  tërësisht e minon dhe e bllokon Amendamentin 6 të Kushtetutës, pra, siç tha, Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat.

ARBËR ADEMI, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I BDI-SË

“Më mbani për fjale, nëse miratohet (kurse ne do të bëjmë çmos që të mos sillet), nuk do të ndryshoj aspak gjendja, nga gjendja pa ligj… Domethënë sot s’kemi ligj, s’kemi vota etnike…bile edhe nëse sillet, fare s’do të ndryshoj. Prandaj, maksimalisht do të bëjmë çdo përpjekje demokratike duke shfrytëzuar çdo mekanizëm demokratik në kuadër të Kuvendit, që të mos lejojmë që ky ligji i Karakamishevës dhe servilëve të saj si Jeton Shasivari, të mos kaloj”.

Ademi foli edhe për ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor, të cilin LSDM-ja opozitare ka paralajmëruar bllokadë në Kuvend. Ai tha se për këtë ligj nevojitet konsensus politik dhe etnik.

ARBËR ADEMI, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I BDI-SË

“Pa konsensus etnik dhe politik, nuk mund të miratohen rregulla me të cilat përcaktohen rregullat për zgjedhjet, qofshin ato parlamentare apo lokale apo edhe precidenciale, kështu që ne mbajmë qendrimin se në çfardolloj ndryshimi në kodin zgjedhor nevojitet konsensus etnik dhe politik”.

Lidhur me kërkesën e BDI-së, Ademi tha se partia ka propozuar një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe një prag zgjedhor prej 5 për qind, por se ky propozim tha se  nuk është miratuar. Kujtojmë se për ligjin në fjalë bllokadë kanë paralajmëruar LSDM dhe Levica.

Samir Mustafa /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg,

November 24, 2026
Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk janë pronë

November 24, 2026
Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të

November 24, 2026
Maqedoni

U morën në pyetje vetëm dy nga shtatë dëshmitarët e

November 24, 2026
Maqedoni

Autostradat pa pikapagesë – do të paguhet sipas kilometrave të

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5249
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15635
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti,

Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk

I nderuar z. Ali Ahmeti, Çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është tepër e rëndësishme për

Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e

Studentët do të kenë një aplikacion në telefonat e tyre celularë, të cilin do ta përpunojë Qeveria, përmes të cilit

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.