Ndryshimet në kodin zgjedhor, Mickoski: E rëndësishme është të votojë diaspora
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi sot se për Qeverinë është me rëndësi që, pavarësisht se për çfarë zgjedhjesh bëhet fjalë, ato të organizohen në mënyrë kredibile, ashtu siç u organizuan zgjedhjet lokale, sipas asaj që ai e quajti model skandinav, raporton SHENJA. Ai shtoi se është po ashtu shumë e rëndësishme t’i mundësohet diasporës të marrë pjesë në këto procese, pasi siç tha ai, remitancat që dërgon diaspora në atdhe janë shumë të mëdha.
“Ne si Qeveri synojmë dhe kemi ambicie që diasporën ta kthejmë në shtëpi. Nëse e ndërpresim edhe këtë lidhje, praktikisht ndërpresim çdo lidhje të diasporës me atdheun e vet. Ne nuk duam që kjo të ndodhë; përkundrazi, duam ta intensifikojmë dhe ta forcojmë atë lidhje. Prandaj, për ne kjo është shumë e rëndësishme. Çdo gjë tjetër, siç do të vendosin, ne do ta pranojmë. Çfarëdo që të kërkojnë, do të pranohet”, deklaroi Mickoski. /SHENJA/