Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 LSM është kundër idesë së daljes në pension në moshën 72 vjeç
Maqedoni

LSM është kundër idesë së daljes në pension në moshën 72 vjeç

July 10, 2026

AA

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) shpreh shqetësim serioz lidhur me diskutimet aktuale në opinionin publik për rritjen e mundshme të moshës së pensionimit, ku përmendet mundësia që qytetarët të punojnë deri në moshën 72-vjeçare.

Nga Sindikata thonë se masa të tilla të nxituara merren në dëm të punëtorëve dhe se ato vetëm përkohësisht do ta mbulojnë deficitin në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor (FSShI), ndërsa problemet thelbësore dhe strukturore do të mbeten të pazgjidhura.

Në një publikim në faqen e saj në Facebook, LSM i referohet të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave, të cilat, sipas saj, tregojnë qartë problemin e zgjatjes së mundshme të jetës së punës.

“Sipas Vjetarit Statistikor të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025 të Entit Shtetëror të Statistikave, jetëgjatësia mesatare në vend është 76.63 vjet. A është kjo ideja – në vend të pensionit, të punohet deri në fund të jetës?”, pyesin nga LSM.

Sipas LSM-së, nevojiten politika dhe masa serioze për rritjen e punësimit të të rinjve përmes vendeve reale dhe të qëndrueshme të punës, të cilat do të jenë rezultat i investimeve të reja vendase ose të huaja, si dhe rritjes së pagave.

Ata theksojnë se në këtë mënyrë do të rriten të ardhurat në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor, ndërsa do të ulet varfëria.

Gjithashtu, ata vlerësojnë se nevojiten politika dhe masa për punë të denjë për të gjithë, me respektimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës sipas standardeve ndërkombëtare të punës, me qëllim që të rinjtë të qëndrojnë të punojnë dhe të jetojnë në vendin e tyre.

LSM konsideron se duhet të mundësohet pensionimi pas 40 viteve stazh pune për burrat dhe 35 viteve stazh për gratë, si dhe të futet pensioni i parakohshëm, pensioni i parakohshëm sipas moshës, pensioni i pjesshëm i pleqërisë dhe mundësia për blerjen e viteve të stazhit të punës.

“Duhet të vendoset stazh i privilegjuar për punëtorët e ndërtimtarisë, si dhe për sektorë të tjerë ku detyrat e punës kryhen në kushte veçanërisht të vështira, të cilat dëmtojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve”, vlerësojnë nga LSM.

Sipas LSM-së, kërkohet angazhim i plotë i inspektorateve dhe organeve të tjera shtetërore për të parandaluar punën e padeklaruar, duke e shndërruar atë në punësim të deklaruar dhe duke siguruar pagesën e rregullt të kontributeve.

“Për shkak të punës së padeklaruar, shteti humbet çdo vit 250 milionë euro, të cilat mbeten në xhepat e punëdhënësve. Vetëm në këtë mënyrë fondet sociale mund dhe do të bëhen reale e të qëndrueshme dhe do të jenë mbrojtje dhe siguri e vërtetë për punëtorët dhe qytetarët në rast sëmundjeje, pleqërie ose papunësie”, shtojnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Ata konsiderojnë se nuk mund të zgjatet stazhi i punës pa vullnetin dhe nevojën e vetë punëtorëve, duke i ekspozuar ata ndaj rreziqeve për jetën dhe duke ua shtyrë pensionimin e merituar, si mbulesë për politikat e gabuara të ndjekura për një periudhë të gjatë.

“Propozime të tilla i dëbuan punëtorët e rinj, ndërsa dikush tani seriozisht dëshiron t’i dëbojë nga Maqedonia edhe punëtorët më të moshuar”, thuhet në reagimin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë

November 26, 2026
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5262
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.