VLEN: Mbi 7 milionë euro investime- Tetova po ndryshon me projekte konk
AA
Është promovuar përfundimi i rikonstruktimit të rrugës “Shtipi” në Tetovë, në një aktivitet ku morën pjesë kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.
Sipas njoftimit të koalicionit VLEN, projekti është realizuar me një investim prej mbi 17.5 milionë denarësh dhe ka përfshirë rikonstruktimin e plotë të rrugës, ndërtimin e kanalizimit atmosferik, trotuareve, ndriçimit publik dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore.
VLEN vlerëson se investimi do të ndikojë në rritjen e sigurisë në komunikacion dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët e kësaj zone.
Në të njëjtin njoftim, koalicioni thekson se gjatë dy viteve të fundit të qeverisjes janë siguruar mbi 7 milionë euro për realizimin e 29 projekteve infrastrukturore në Komunën e Tetovës.
Sipas VLEN-it, këto investime dëshmojnë se projektet konkrete realizohen kur ekziston vullnet politik dhe përgjegjësi institucionale, ndërsa koalicioni shton se do të vazhdojë të fokusohet në investime dhe zhvillim në komunat e vendit.
Mbrëmë hapi siparin zyrtarisht edicioni i 20-të jubilar i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “SKUPI FESTIVAL”. Skena e Teatrit Shqiptar në
Ka ndërruar jetë Mehmet Zenuni, pronar i kompanisë së transportit „Hak Bus“ nga Tetova. Lajmi për ndarjen e tij nga
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në manifestimin qendror me rastin e 85-vjetorit të Kryengritjes Popullore, të organizuar nga