
VIDEO/ Bolonja mposht Veronën dhe ngjitet në zonën e Ligës së Kampionëve
Bolonja mposhti Veronën në “Renato Dall’Ara” me rezultatin 2-0, duke koleksionuar fitoren e pestë radhazi në Serie A. Të besuarit e trajnerit Tiago Mota realizuan nga një gol për pjesë teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte Fabbian në minutën e 27, duke shfrytëzuar në maksimum një asist të Orsolinit.
Në fraksionin e dytë, ishte Fabbian që mori rolin e asistuesit teksa Freuleur shënoi golin e sigurisë. Mesfushori nuk gaboi nga fare pranë portës duke ndezur entuziazmin e të pranishmëve në stadium.
Pas këtij trepikëshi, Bolonja konfirmon gjithnjë e më shumë synimet serioze për një vend në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm, pasi për momentin mban vendin e katërt me 48 pikë. Nga ana tjetër, Verona mbetet me 20 pikë në vendin e 18.