Procedurë hetimore dhe paraburgim për djalin i cili dyshohet se vrau babanë e tij
AA
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 30-vjeçari, i cili dyshohet për veprën penale “Vrasje”, sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 të Kodit Penal.
Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 12 korrik, kur i dyshuari, pas një konflikti familjar, dyshohet se i ka marrë jetën babait të tij.
Sipas dyshimeve fillestare, në shtëpinë e familjes kishte shpërthyer një grindje dhe përplasje fizike mes babait dhe nënës së të dyshuarit. Më pas, 30-vjeçari kishte marrë një thikë dhe e kishte sulmuar babanë në oborrin e shtëpisë, duke i shkaktuar më shumë se 30 plagë me thikë në pjesën e qafës dhe gjoksit.
Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Prokuroria njofton se gjatë hetimit do të ndërmerren veprime të mëtejshme për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Po ashtu, është urdhëruar edhe një ekzaminim psikiatrik i të dyshuarit.
Për shkak të rrezikut të arratisjes dhe për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale, prokurori publik i ka propozuar gjykatës caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.
Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria 16 persona në lokacione të ndryshme në vend, për shkak
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj, siç pretendon, trajtimit të shqiptarëve në organizimet shtetërore dhe institucionet e
Kryetari i Lëvizja Populli, Skender Rexhepi-Zejd, ka kritikuar Qeverinë aktuale, duke e akuzuar se synim parësor ka cenimin e të