QMK: Në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 zjarre në ambiente të hapura
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej nëntë zjarre në ambiente të hapura.
Sipas të dhënave të QMK-së, një zjarr vazhdon të jetë aktiv, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa gjashtë të tjerë janë shuar.
Nga QMK bëjnë të ditur se zjarri në shpatet e malit Ograzhden tashmë është vënë nën kontroll.
“Ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Strumica, së bashku me vullnetarët e kompanisë së zjarrfikësve ‘Ris’ dhe dy avionë Air Tractor të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, kanë qenë në terren që nga dita e djeshme duke luftuar flakët”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Menaxhimin e Krizave.