Ali Ahmeti me mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Komandant Xhaxhit: Do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Enver Rufatit, i njohur si Komandant Xhaxhi, duke e kujtuar atë si një nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Ahmeti vlerësoi kontributin e Rufatit në luftën për liri, duke theksuar se ai do të mbetet në kujtesën kolektive për guximin dhe sakrificën e tij.
“Komandant Xhaxhi do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë si njëri nga burrat guximtarë që i dolën zot atdheut në ditët më të vështira, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK)”, shkroi Ahmeti.
Ai theksoi gjithashtu se Enver Rufati vinte nga një familje me kontribut të çmuar për lirinë, duke përmendur edhe lidhjen e tij familjare me dëshmorin e kombit, Fadil Rufati.
Ahmeti shprehu ngushëllime për familjen e të ndjerit, bashkëluftëtarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan.
“I përjetshëm qoftë kujtimi dhe lavdia për jetën dhe veprën e Komandant Xhaxhit! I lehtë i qoftë dheu!”, përfundoi mesazhin lideri i BDI-së.(INA)