VMRO-DPMNE: Është zbuluar teatri politik i LSDM-së, “Të Majtës” dhe BDI-së për Kodin Zgjedhor
Teatri politik i LSDM-së, “Të Majtës” dhe BDI-së është zbuluar, ndërsa është vërtetuar se këto parti nuk kanë ndërmend të bien dakord për një Kod të ri Zgjedhor dhe po e bllokojnë procesin me vetëdije, thuhet në një kumtesë të VMRO-DPMNE-së.
“E vërteta tashmë është e dukshme për opinionin publik. LSDM-ja, ‘E Majta’ dhe BDI-ja janë të koordinuara dhe kanë një qëllim të vetëm – të mos lejojnë miratimin e një Kodi të ri Zgjedhor.
Teatri i tyre politik është zbuluar. Disa bëjnë thirrje publikisht për bisedime, të tjerë i refuzojnë ato në mënyrë demonstrative, por në thelb të gjithë punojnë për të njëjtin rezultat – të mos ketë marrëveshje.
Ky nuk është një mosmarrëveshje politike, por një skenar i menduar mirë nga LSDM-ja, ‘E Majta’ dhe BDI-ja.
Këto parti nuk kanë interes për miratimin e rregullave moderne zgjedhore dhe as për lehtësimin e votimit të diasporës maqedonase. Në vend të reformave, ato zgjedhin bllokada dhe kalkulime politike.
Arsyeja është e qartë – të përgatisin alibinë për ciklin e ardhshëm zgjedhor.
Disa do t’u referohen rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it, të tjerë do të flasin për kushtet e fushatës zgjedhore, ndërsa të tjerë do të pretendojnë se nuk është respektuar vullneti i qytetarëve. Këto janë justifikime që po i përgatisin paraprakisht, sepse nuk kanë argumente”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.