Pas Gruevskit tërhiqet aktakuza edhe ndaj Llatasit
Pas lirimit nga akuza të ish kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevskit, sot u lirua edhe gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas. Përfundimin e rastit “Total”, e kumtoi Gjykata Penale. Sipas tyre, është sjellë vendim për tërheqje të plotë të akuzës ndaj Llatasit dhe 3 subjekteve juridike, sepse në seancën e fundit gjyqësore, prokurori është tërhequr plotësisht nga përndjekje penale ndaj të akuzuarve. Përndjekja penale për Llatasin sipas prokurori ishte vjetëruar.
Gjykata Penale
“Prokurori, duke marrë parasysh pretendimet në raportin e ekspertizës, së pari bëri ndryshime në aktakuzë, pas së cilave përcaktoi se për dy nga personat juridikë të akuzuar në procedurë, nuk plotësoheshin elementët që përbëjnë përshkrimin ligjor të veprës penale- shmangie nga taksat, ndërsa për një person juridik dhe të akuzuarin D. P. – L., ndërkohë kishte ardhur afati absolut i vjetërsimit të ndjekjes penale”.
Pas komunikatës së Gjykatës Penale. Sqarimin e saj e dha edhe Prokuroria Publike. Ata thonë se me superekspertizë të re, që është bërë me urdhër të Gjykatës Penale, ekspertët konfirmuan se situata faktike e paraqitur në aktakuzë ka ndryshuar.
Prokuroria Themelore Publike
“Sipas ekspertizës, shuma e evazionit fiskal u zvogëlua nga e konsiderueshme në më të madhe dhe, në përputhje me rrethanat, nuk i plotësonte elementët e veprës penale sipas paragrafit 2, d.m.th., duhej të riklasifikohej sipas paragrafit 1 të nenit 279 – Evazioni fiskal”.
Ky rast nxiti edhe reagime politike. VMRO-DPMNE thotw se rasti i montuar i Zoran Zaevit dhe Lençe Ristoska e ish PSP-sw, pwrfundimisht pwrfundimisht dwshtoi dhe wshtw arritur drejtwsia. LSDM opozitare ka reaguar duke thënë se pas Gruevskit është liruar edhe Llatasi dhe kjo sipas tyre është provë e qartë se Mickoski udhëheq me Prokurorinë.
Në rastin “Total” gazetari Dragan Pavloviç – Latas akuzohej për shmangie të taksave në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015, përmes kompanive “Total Marketing” dhe “Total Media Center”. Lënda është hapur nga ish-Prokuroria Speciale Publike.
Emine Ismaili /SHENJA/