Eurodeputeti gjerman: Pres shkarkimin e ministres serbe, deklarata të tilla s’mund të injorohen
Këtë reagim, ai e bëri ndaj deklaratave skandaloze të ministres serbe, Snezhana Paunoviq, në lidhje me spastrimin etnik të Kosovës.
Gahler tha se pret që ajo të largohet nga detyra.
“Deklarime të këtilla nga një ministre e një vendi kandidat nuk mund të injorohen: më 11 korrik, ministrja serbe Paunoviq tha në një intervistë televizive se, sikur të kishte qenë në vend të Millosheviqit më 1998, ajo ‘do ta spastronte etnikisht Kosovën nga shqiptarët’”.
Ndaj deklaratave fashite të ministres serbe ka reaguar edhe Komisioni Evropian, ndërsa reagimin më të ashpër e ka pasur komisionerja për zgjerim, Marta Kos, e cila porositi që pas deklaratave të tilla “të tmerrshme” nuk mund të mendojë që Paunoviq të vazhdojë që mbetet ministre.
Pas kësaj deklarate, Kosova e ka shpallur Paunoviqin “non grata”.