Stuhia e fuqishme, lëndohen dy persona në Pozheran të Vitisë
Arton Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në Viti, tha se si pasojë e stuhisë në këtë komunë, konkretisht në Pozheran, janë lënduar dy qytetarë.
Musliu tha se të lëduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
“Kemi dëme të konsiderueshme materiale duke filluar nga rrëzimi i reklamave të ndryshme të bizneseve dhe lëndimi i dy qytetarëve tanë nga Pozherani, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai në një lidhje direkte në Frontal në T7.
“Dëmet janë të konsiderueshme”, shtoi ai.