Kallëzim penal ndaj një personi nga Struga për shmangie të tatimit, dëmi 8 milionë denarë
Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Strugë ndaj një personi nga Struga, pronar dhe menaxher i një kompanie, si dhe ndaj vetë kompanisë, për dyshime për kryerjen e veprës penale “Shmangie nga Tatimi”.
Sipas kallëzimit, personi me inicialet S.Z. dyshohet se, me qëllim përfitimi të paligjshëm, ka përvetësuar mallra tregtare të kompanisë me vlerë 26.085.138 denarë dhe nuk ka deklaruar apo paguar detyrimet tatimore përkatëse.
Ai dyshohet se ka shmangur pagesën e TVSH-së në vlerë prej 4.360.634 denarësh, tatimit mbi të ardhurat personale prej 2.898.059 denarësh, si dhe tatimit mbi fitimin prej 812.098 denarësh.
Gjithashtu, sipas Policisë Financiare, i kallëzuari nuk ka paraqitur bilancin tatimor për vitin 2025 dhe nuk ka deklaruar detyrime të vjetruara dhe të papaguara në vlerë prej 8.120.980 denarësh.
Me këto veprime, dyshohet se buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i është shkaktuar dëm në vlerë totale prej 8.070.791 denarësh.
/SHENJA/
