Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Klekovski: Në vitin 2025 ka pasur mbi 300 mijë pushime mjekësore
Maqedoni

Klekovski: Në vitin 2025 ka pasur mbi 300 mijë pushime mjekësore

July 23, 2026

AA

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, i cili për herë të parë prezantoi statistika për pushimet mjekësore afatshkurtra, deri në 30 ditë, dhe ato afatgjata, mbi 30 ditë.

MARKETING


Description of image

Sipas tij, mbi 300 mijë pushime mjekësore janë regjistruar gjatë vitit 2025.

Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes dhe problemet gastrointestinale mbeten arsyet më të shpeshta për hapjen e pushimeve mjekësore.

“Dua të theksoj se viti 2021 ishte viti i pandemisë së COVID-19, kur numri i pushimeve mjekësore ishte shumë i lartë. Megjithatë, në vitin 2025 kemi një rritje prej 30 për qind, me mbi 300 mijë pushime mjekësore të regjistruara. Ajo që është e rëndësishme është se nuk është rritur numri i personave që shfrytëzojnë pushime mjekësore, por numri mesatar i pushimeve për çdo pacient. Mesatarja është rritur nga 1.8 në 2.3 pushime mjekësore për pacient. Sëmundjet që vazhdojnë të jenë shkaku më i shpeshtë i pushimeve mjekësore janë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes dhe problemet gastrointestinale. Vetëm gjatë vitit të fundit janë regjistruar mbi 10 mijë pushime mjekësore për shkak të gastroenteritit”, tha Klekovski.

Ndërkohë, numri i pushimeve mjekësore afatgjata, që zgjasin mbi 30 ditë, mbetet i qëndrueshëm në rreth 25 mijë raste në vit.

“Sa u përket pushimeve mjekësore afatgjata, numri i tyre mbetet i qëndrueshëm në rreth 25 mijë raste në vit gjatë viteve të fundit. Megjithëse nuk ka rritje të numrit të pushimeve, është vërejtur një rritje e ndjeshme e mjeteve të paguara për to. Shuma që paguhet për pushimet mjekësore është rritur disa herë, gjë që, sipas autoriteteve, tregon se është e nevojshme të hapet një debat më i gjerë për këtë çështje”, sqaroi Klekovski.

Autoritetet paralajmërojnë kontrolle më të rrepta për pushimet mjekësore, pasi në pesë vitet e fundit numri i tyre është rritur për 33 për qind.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe në gjuhën

November 25, 2026
Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani:

November 25, 2026
Maqedoni

Shkaku emigrimit Maqedonia ka “humbur” 5.431 nxënës filloristë !?

November 25, 2026
Kosovë

LAJM I KEQ: Shtrenjtohen produktet e importuara në Kosovë

November 25, 2026
Maqedoni

Nisën debatet për Kodin e ri Penal, në fokus keqpërdorimi

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5254
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15650
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe

Një tjetër mundësi për përdorimin e gjuhës shqipe në fushën profesionale dhe institucionale është bërë realitet në Maqedoninë e Veriut.

Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastit edhe pas aktiviteteve që shënuan 22

Maqedoni

Shkaku emigrimit Maqedonia ka “humbur” 5.431 nxënës filloristë

Gjatë pesë viteve të fundit, arsimi fillor në Maqedoninë e Veriut ka humbur 5,431 nxënës dhe janë mbyllur 30 shkolla,

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.