Andonovska: ISHP nuk ka kompetencë ligjore për monitorimin e rregullt të ujit
AA
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Marija Andonovska, deklaroi se institucioni që ajo drejton nuk ka kompetencë ligjore për të kryer në mënyrë të pavarur monitorimin e rregullt dhe marrjen e mostrave të ujit nga sistemet lokale të furnizimit me ujë.
Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” në televizionin Sitel, kushtuar situatës me ujin në Gostivar, Andonovska sqaroi se përgjegjësia për monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit u takon ndërmarrjeve publike që menaxhojnë sistemet e furnizimit me ujë.
Ajo theksoi se Instituti i Shëndetit Publik dhe qendrat rajonale të shëndetit publik janë institucione të ndara juridikisht, me kompetenca të ndryshme.
“Nëse më pyetni nëse Instituti i Shëndetit Publik është kompetent për të kryer kontroll, përgjigjja është jo. Nuk ekziston asnjë ligj apo rregullore që na obligon të kryejmë monitorimin e ujit”, deklaroi Andonovska.
Sipas saj, ISHP disponon laboratorë modernë, pajisje të specializuara dhe staf profesional për analizimin e mostrave, por nuk ndërmerr vetë iniciativa për marrjen e tyre nga sistemet e furnizimit me ujë.
Ajo sqaroi se analizat kryhen vetëm kur kërkohen nga inspektorët kompetentë ose nga ndërmarrjet publike përgjegjëse për furnizimin me ujë.
“Ndërmarrjet publike janë të obliguara të kenë program monitorimi. Sipas rregulloreve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ato duhet të hartojnë dhe zbatojnë një plan monitorimi”, theksoi Andonovska.
Një 25-vjeçar nga Haraçina është arrestuar pasi policia gjeti dhe sekuestroi mbi dy kilogramë marihuanë gjatë një bastisjeje të kryer
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratës së udhëheqësit të koalicionit VLEN, Bekim Qoku, i cili tha se
Shoferët që sot udhëtojnë drejt Greqisë përmes pikës kufitare “Bogorodicë” po përballen me pritje të gjata. Sipas të dhënave të