Nis edicioni i katërt i garave Kuranore Ndërkombëtare
Të shtunën në mbrëmje është mbajtur ceremonia solemne e hapjes së edicionit të katërt të garave kuranore ndërkombëtare, organizuar nga Ministria e Çështjeve Islame të Arabisë në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë, duke shënuar kështu nisjen zyrtare të një prej ngjarjeve më të rëndësishme në fushën e leximit dhe mësimit të kuranit famëlartë. Ceremonia ka filluar me leximin e kuranit, ku për publikun u krijua një atmosferë e bukur shpirtërore.
Atasheu për Çështje Fetare në Sarajevë, theksoi se Mbretria e Arabisë Saudite ka organizuar edhe shumë gara ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare.
ABDULLAH ABDULATIF, ATASHE PËR ÇËSHTJE FETARE NË SARAJEVË
“Gjithashtu mbretëria ka organizuar shumë gara ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare në fushën e memorizimit, leximit, texhvidit dhe komentimit të kuranit fisnik duke ndarë çmimet e denja për madhështinë e librit të Allahut. Ndër këto gara bën pjesë edhe kjo garë në të cilën ndodhemi”.
Kryetarë i BFI-së, Shaqir Fetahu tha se bashkëpunimi i bërë është dëshmi se kurani vazhdon të jetë një urë që lidhë popuj, kultura dhe shoqëri.
SHAQIR FTAHU, KRYETARË I BASHKËSISË FETARE ISLAME
“Ky bashkëpunim fisnik është dëshmi se kurani, si burim i udhëzimit hyjnor vazhdon të jetë një urë që lidhë popuj, kultura dhe shoqëritë duke forcuar vlerat e dijës, paqes dhe mirëkuptimin. Kurani famëlartë nuk është vetëm një libër që vetëm lexohet me zë të bukur dhe ruhet në zemërat e hafizëve, por është udhërrëfyesi i jetës, burim i moralit, dijes dhe qytetërimit të përgjithshëm”.
Ka garues që marin pjesë për ferë tëparë dhe të tjerë për të tretën ose të katërtën herë. Për ata, kurani është drita e jetës.
EBU BEKR HOXHA, GARUES
“Për me garu/e para/nuk e di/i emocionuar”.
AHMED MORINA-GARUES
“Kjo është hera e tretë/në fillim ka qenë pak më e vështirë, sepse ka qenë hera e parë tashmë e kam pak ma lehtë/Kurani është drita e jetës sepse gjithashtu i ka rregullat e jetës dhe është gjithçka për mua/Unë kuran nuk di shumë por, kam ndoshta që katër vite/është e pa përshkrueshme sepse gjithmonë ke dëshirë që të lexoshë sa më shumë/po, gjithë, edhe mendoj që të garoj edhe me më shumë xhuza”.
Gara e organizuar do të mbahet tre dite radhazi dhe pritet të përfundoj më 28 korrik, gjithashtu me një ceremoni përmbyllëse ku do të shkëmbehen dhurata dhe mirënjohje për garuesit.
Zebushe Ramadani /SHENJA/
