Ferati takon ambasadoren sllovake, bisedojnë për bashkëpunimin dhe integrimin evropian
AA
Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut, Iveta Hricova.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për mbështetjen e proceseve që nxisin dialogun ndërmjet bashkësive, barazinë dhe përfshirjen sociale.
Ferati dhe Hricova vlerësuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në zbatimin e standardeve evropiane dhe forcimin e institucioneve që kontribuojnë në rritjen e kohezionit shoqëror.
Në takim u shpreh gatishmëria për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimin e kapaciteteve institucionale, mbështetjen e projekteve që promovojnë tolerancën dhe diversitetin, si dhe bashkëpunimin në kuadër të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Të dyja palët theksuan se marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë përbëjnë një bazë të fortë për iniciativa të reja në interes të qytetarëve.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj anketës së publikuar nga koalicioni VLEN, duke e akuzuar atë se po
Me 64 vota të deputetëve “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim”, Kuvendi padite e miratoi Ribalancin e plotëuar të Buxhetit
Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli kundër një personi dhe kompanisë së