Ndotja e ujit në Gostivar – Pas klorizimit, është paraqitur bakterie e re në ujë
Numri i personave që kërkojnë ndihmë shëndetësore nën dyshimin se janë helmuar nga uji në Gostivar, është ulur në dyshifror. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 71 pacientë. Sipas ministrit të Shëndetësisë Sasho Klekovskit faktori kryesorë për këtë përmirësim qëndron në faktin se ditët e kaluara është bërë klorizimi i duhur dhe i rregulltë i ujësjellësit të Gostivarit.
Sasho Klekovski, ministër i Shëndetësisë
“Vlerësojmë se situata në Gostivar me epideminë po qetësohet. Deri në fundin formal do të vije kur nuk do të ketë më raste që lidhen me ujësjellësin e qytetit, sipas anketave të bëra epidemiologjike. Ky përmirësim është për shkak të pastrimit të ujit dhe mundësimit të përdorimit të tij si ujë teknik”.
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se pas klorizimit të ujit në Gostivar, tani është shfaqur një bakterie e re.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Uji në Gostivar për momentin mbetet vetëm për përdorim teknik dhe se ende nuk ka udhëzime se është i sigurtë për pije dhe përgatitje të ushqimit dhe për një kohë ashtu do të mbetet. Pse Sepse në instalime nuk janë më bakteriet koliforne, por është paraqitur një bakterie e re, e cila është e pranishme përshkak të mos përdorimit të gjatë dhe pastrimit intensive të instalimeve. Pres që të kaloj edhe kjo sfidë”.
Gjithashtu, ai i bëri thirrje Prokurorisë që të hetoj se përse në vitin 2021 janë injoruar mbi 400 denoncime për ujë të ndotur.
Ndalesa për përdorimin e ujit në Gostivar u vu më 17 korrik nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila është ende aktive. Gjithësej nga uji dyshohet të jenë helmuar rreth 4000 qytetarë. Ndërkohë, prokuroria ka nis hetim për shkaktarët e epidemisë në Gostivar, gjendje e cila u konstatua dhe u shpall më 18 korrik. Policia ka arrestuar drejtoreshën e Ujësjellësit të Gostivartit Artana Asani, bashkë me drejtorin teknik dhe përgjegjësin e sektorit të ujësjellësit Leon Nuredini dhe Vadetin Dervishin.
