VLEN: BDI e përdori Marrëveshjen e Ohrit për përfitime politike
AA
VLEN akuzon Bashkimin Demokratik për Integrim se për më shumë se dy dekada e ka përdorur Marrëveshjen e Ohrit si instrument për përfitime politike, duke e vendosur atë në qendër të narrativës së saj, pa arritur ta zbatojë plotësisht.
Në një kumtesë për media, VLEN vlerëson se gjatë periudhës së promovimit të nismës “Ballkani i Hapur”, prioritetet politike të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, u zhvendosën drejt mbështetjes së një projekti rajonal, në vend të përqendrimit në konsolidimin e të drejtave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit.
Sipas VLEN-it, kjo ngre dilema nëse kapitali politik i fituar nga Marrëveshja e Ohrit u investua në një projekt që, siç thuhet në reagim, nuk ishte prioritet i shqiptarëve dhe nuk gëzonte konsensus mbarëshqiptar.
Koalicioni thekson se shqiptarët nuk përfituan avancim të mëtejshëm të të drejtave të garantuara me Marrëveshjen e Ohrit dhe pretendon se dëshmi për këtë është, sipas tyre, bllokimi nga ana e BDI-së i miratimit të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë.
VLEN pretendon se BDI nuk e realizoi këtë obligim për më shumë se dy dekada dhe tani kundërshton miratimin e ligjit, pasi iniciativa është ndërmarrë nga ky koalicion.
Në fund të reagimit, VLEN thekson se mbrojtja e Marrëveshjes së Ohrit nuk nënkupton vetëm referimin ndaj saj në deklarata politike, por kërkon angazhim konkret për zbatimin e plotë të saj dhe vendosjen e interesit të shqiptarëve mbi projektet politike që, sipas tyre, dëmtojnë rajonin dhe interesat kombëtare.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize në të gjithë territorin e vendit për një periudhë prej 30
Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për mbrojtje nga temperaturat e larta, pasi sipas parashikimeve
Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, Agon Ferati, deklaroi se ka gjetur një institucion me mungesë strategjie, organizimi dhe kushte bazë