Rrahje në qendër të Gostivarit, policia po identifikon autorët
Dy të rinj janë sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur në Gostivar, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 2 gusht 2026, rreth orës 22:20, në Stacionin Policor të Gostivarit, A.V. (22) nga Gostivari ka raportuar se në orët e para të së njëjtës ditë, rreth orës 02:30, në rrugën “Borçe Jovanoski”, ai dhe shoku i tij L.E. janë sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur, të moshës rreth 25 vjeç.
Sipas kallëzimit, sulmuesit gjatë incidentit kanë përdorur edhe sende të forta dhe prej druri.
Për rastin është njoftuar prokurori publik kujdestar, ndërsa policia po ndërmerr masa për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.
