Mot i nxehtë sot, temperaturat deri në 40 gradë
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare në disa zona. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit, herë pas here do të ketë erë të fortë nga veriu, me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë.
Gjatë pasdites, veçanërisht në pjesët veriore të vendit, pritet zhvillim i jostabilitetit lokal, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme afatshkurtra dhe bubullima të rralla.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 33 deri në 40 gradë.
Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të jetë 18 gradë, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 39 gradë Celsius.
