Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Videoklipi për pavarësinë e RMV-së, BDI: Përmban vetëm elemente maqedonase
Maqedoni

Videoklipi për pavarësinë e RMV-së, BDI: Përmban vetëm elemente maqedonase

August 11, 2026

AA

Edhe dy ditë pas publikimit të spotit për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut nga kryeministri Hristijan Mickoski, vazhdojnë reagimet dhe kritikat. Bashkimi Demokratik për Integrim i ka ndarë vërejtjet e tij për këtë spot. Kritika kryesore e tyre qëndron në atë që siç thonë shqiptarët nuk ekzistojnë në rrëfim, ndërsa shtojnë se Qeveria ka zgjedhur të paraqesë një version ekskluzivisht maqedonas të tij.

MARKETING


Description of image

Bashkimi Demokratik për Integrim

“Spoti është vetëm në gjuhën maqedonase. Artistët janë maqedonas. Në spot nuk ka Marrëveshje të Ohrit, dokumentin që i dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe vendosi themelet e karakterit multietnik të shtetit. Nuk ka anëtarësimin në NATO – një nga arritjet më të mëdha strategjike të vendit. Nuk ka Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian”.

Ndërsa shqetësues sipas tyre është edhe pjesëmarrja në spot e një prej figurave qendrore të Igor Durlovski, i cili emër i lidhur drejtpërdrejt me ngjarjet e 27 prillit 2017, kur turma hyri dhunshëm në Kuvend pas zgjedhjes së kryetarit të parë shqiptar i Kuvendit.

LSDM përveç që kritikoi spotin i cili sipas tyre ishte më shumë promovim i VMRO-DPMNE-së sesa një video për 35-vjetorin e shtetit. Ata kërkuan përgjegjësi edhe për skandalin me flamurin i cili u paraqit në shënimin e pavarësisë që u mbajt në Ohër, ku në skenografi u shfaq flamuri me 12 rreze në vend të 8.

Andrej Zhernovski, LSDM

“Dhe në vend që të thoshin se kush është përgjegjës, në vend që të shpjegonin se sa para kushton ky poshtërim dhe, më e rëndësishmja, në vend që t’u kërkonin falje qytetarëve që ua poshtëruan ndjenjat, dje u përpoqën të justifikoheshin me një shpjegim komik se ajo që pamë me të ashtuquajturin flamur maqedonas ishte në fakt, besoni ose jo, një ‘instalacion arti’.

Ndërsa VMRO ju përgjigj përmes një komunikate duke thënë se LSDM përmes reagimeve të saj është kundër shënimit të pavarsisë dhe gjithëçkaje që është në interes  të shtetit.

Përmbajtjen e spotit e kritikoi edhe Aleanca për Shqiptarët.  Nga ASH vlerësuan se është e papranueshme që një material zyrtar, i financuar edhe nga taksat e qytetarëve shqiptarë, të ndërtohet mbi atë që e cilësojnë si “narrativë njëetnike”. Ndërsa kërkojnë tërheqjen e tekstit.

Emine Ismaili /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë

November 24, 2026
Maqedoni

Ndahet nga jeta zonja Maber Jakupi, anëtare e Grupit të

November 24, 2026
Kosovë

Vrasja e Arlinda Zekajt merr kthesë tjetër: Arrestohen katër persona

November 24, 2026
Maqedoni

Nga 3.000 denarë për çdo nxënës të klasës së parë

November 24, 2026
Maqedoni

Shifra alarmante në Maqedoni: Çdo i dyti qytetar i rritur

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5249
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15629
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do

Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) do të zbatojë kontrolle të përforcuara inspektuese tek tregtarët në tërë territorin e vendit me

Maqedoni

Ndahet nga jeta zonja Maber Jakupi, anëtare e

Me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të zonjës Maber Jakupi, anëtare shumëvjeçare dhe një ndër

Maqedoni

Nga 3.000 denarë për çdo nxënës të klasës

Komuna e Gjorçe Petrovit ndau ndihmë financiare për nxënësit e klasave të para, ku familjeve u janë paguar gjithsej 1.369.000

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.