Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Shifra alarmante në Maqedoni: Çdo i dyti qytetar i rritur pi duhan, ndërsa pasojat kushtojnë qindra miliona euro!
Maqedoni

Shifra alarmante në Maqedoni: Çdo i dyti qytetar i rritur pi duhan, ndërsa pasojat kushtojnë qindra miliona euro!

November 24, 2026

AA

Çdo i dyti qytetar i rritur në Maqedoninë e Veriut konsumon duhan, ndërsa nëse përfshihen edhe cigaret elektronike dhe produktet e tjera të nikotinës, kjo shifër arrin në 54 për qind.

Këto janë rezultatet e hulumtimit të organizatës “Analitika”, të realizuar me 1.065 qytetarë dhe të prezantuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Mbi një e katërta e duhanpirësve konsumojnë më shumë se 20 cigare në ditë, ndërsa rreth 40 për qind konsumojnë nga 10 deri në 20 cigare. Vetëm 10 për qind kanë tentuar ta lënë duhanin.

Një duhanpirës shpenzon mesatarisht 4.800 denarë në muaj, përkatësisht 57.600 denarë në vit për cigare.

Alarmante janë edhe pasojat ekonomike. Sipas vlerësimeve të prezantuara në konferencë, shpenzimet direkte shëndetësore arrijnë në rreth 65 milionë euro në vit, ndërsa humbjet indirekte ekonomike kapin shifrën prej 530 milionë eurosh.

OBSH-ja rekomandon rritjen e akcizave dhe çmimeve të cigareve, mbrojtjen e joduhanpirësve dhe masa më të rrepta për parandalimin e konsumimit të duhanit tek të rinjtë.

Sipas ekspertëve, rritja e akcizave drejt mesatares evropiane mund t’i sjellë buxhetit të shtetit edhe 100 deri në 110 milionë euro shtesë në vit, duke ndikuar njëkohësisht në uljen e numrit të duhanpirësve.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Nga 3.000 denarë për çdo nxënës të klasës së parë

November 24, 2026
Maqedoni

Shifra alarmante në Maqedoni: Çdo i dyti qytetar i rritur

November 24, 2026
Maqedoni

Këshilltarët e VLEN-it përshëndesin iniciativën e qytetarëve për mbishkrimin në

November 24, 2026
Maqedoni

Nuk e bëri për 22 vjet, tani Ali Ahmeti i

November 24, 2026
Maqedoni

Kujdes nga mashtrimi me SMS: Gjoba të rreme prej 20

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5248
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15627
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Nga 3.000 denarë për çdo nxënës të klasës

Komuna e Gjorçe Petrovit ndau ndihmë financiare për nxënësit e klasave të para, ku familjeve u janë paguar gjithsej 1.369.000

Maqedoni

Nuk e bëri për 22 vjet, tani Ali

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i është drejtuar me një letër të hapur ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, duke kërkuar

Maqedoni

Kujdes nga mashtrimi me SMS: Gjoba të rreme

Ndërmarrja Publike “Parkingjet e Komunës Qendër” në Shkup paralajmëron qytetarët për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave mashtruesit tentojnë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.