Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Përmirësohet cilësia e ujit në Gostivar, pritet heqja e ndalimit për pije
Maqedoni

Përmirësohet cilësia e ujit në Gostivar, pritet heqja e ndalimit për pije

August 11, 2026

AA

Cilësia e ujit në ujësjellësin e Gostivarit është afër mundësisë së përdorimit dhe pirjes së sigurt, informon Shtabi Lokal i Krizave, duke treguar se rezultatet e analizave mikrobiologjike janë të favorshme, dhe matjet e fundit kanë konfirmuar se niveli i klorit po kthehet gjithashtu në kufijtë e lejuar. Koordinatori i Shtabit Lokal të Krizave dhe anëtari i Shtabit Qendror, Zudi Xhelili, tregoi se vendimi për heqjen e ndalimit të përdorimit të ujit të pijshëm duhet të vijë pas një takimi të anëtarëve të Shtabit Qendror të Krizave.

MARKETING


Description of image

Zudi Xhelili, Koordinatori i Shtabit Lokal të Krizave dhe anëtari i Shtabit Qendror

“Rezultatet e analizave mikrobiologjike kanë qenë të mira për një kohë të gjatë, por problemi ishte sasia e shtuar e klorit në ujë, i cili është përdorur për dezinfektim. Testet e fundit po kryhen pikërisht për të përcaktuar sasinë e klorit. Shpresojmë që në ditët në vijim, ndoshta nesër ose pasnesër, Shtabi Qendror i Krizave do të takohet dhe do të informojë publikun se uji në Gostivar është padyshim i sigurt për t’u pirë”.

Ai konfirmoi se ndërkohë, paralelisht me kontrollin e cilësisë së ujit, autoritetet po punojnë edhe për të stabilizuar furnizimin me ujë në zonat ku ende ka presion të ulët ose mungesë uji.

Zudi Xhelili, Koordinatori i Shtabit Lokal të Krizave dhe anëtari i Shtabit Qendror

“Po punohet intensivisht për përfundimin e rezervuarit në fshatin Gorna Banjica, i cili do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë në pjesën jugore të komunës, që përfshin vendbanimet Gorna, Dolna Banjica, Ciglana, Fazanerija, ku furnizimi është i kufizuar gjatë ditës”.

Ndërkaq probleme ka edhe me furnizimin me ujë në fshatin Debreshe, ku një pjesë e fshatit ka furnizim të kufizuar, ndërsa njëra po përballet me mungesë uji. Situata në komunën e Gostivarit po kapërcehet duke furnizuar me ujë nga autobotet, dhe uji i paketuar po u shpërndahet qytetarëve. Sot, ekipet e ekspertëve morën mostra uji në shtatë pika në të gjithë qytetin në mëngjes dhe i dërguan për testim.

Anida Murati /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë

November 24, 2026
Maqedoni

Ndahet nga jeta zonja Maber Jakupi, anëtare e Grupit të

November 24, 2026
Kosovë

Vrasja e Arlinda Zekajt merr kthesë tjetër: Arrestohen katër persona

November 24, 2026
Maqedoni

Nga 3.000 denarë për çdo nxënës të klasës së parë

November 24, 2026
Maqedoni

Shifra alarmante në Maqedoni: Çdo i dyti qytetar i rritur

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5249
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15629
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do

Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) do të zbatojë kontrolle të përforcuara inspektuese tek tregtarët në tërë territorin e vendit me

Maqedoni

Ndahet nga jeta zonja Maber Jakupi, anëtare e

Me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të zonjës Maber Jakupi, anëtare shumëvjeçare dhe një ndër

Maqedoni

Nga 3.000 denarë për çdo nxënës të klasës

Komuna e Gjorçe Petrovit ndau ndihmë financiare për nxënësit e klasave të para, ku familjeve u janë paguar gjithsej 1.369.000

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.