LSDM: Dollia me ujë në Gostivar ishte “turp”
LSDM ka kritikuar mënyrën se si autoritetet e prezantuan përfundimin e krizës me ujin në Gostivar.
Nga partia opozitare thonë se, në të njëjtën ditë kur VMRO-DPMNE njoftoi se uji në Gostivar është i sigurt për pije, Ndërmarrja Publike “Boshava” nga Demir Kapija njoftoi se uji në ujësjellësin e saj nuk ishte i sigurt për t’u pirë apo përdorur për gatim.
LSDM e cilësoi si “turp” organizimin e një dollie me gota me ujë në Gostivar, duke kritikuar mungesën e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Shëndetësisë.
Partia opozitare gjithashtu pretendon se në mbi 50 komuna në vend nuk kryhen rregullisht analiza publike të ujit dhe kërkon më shumë raporte zyrtare dhe kontrolle laboratorike për cilësinë e ujit.
“Që kur është kjo një metodë për të kontrolluar cilësinë e ujit?”, pyet LSDM në reagimin e saj.
