Sa paguhen anëtaret e familjes Kardashian për postimet në rrjetet sociale?
AA
Anëtarët e familjes Kardashian-Jenner, përveç markave dhe reality show-ve të tyre, fitojnë shifra marramendëse falë postimeve në rrjetet sociale.
Hopper HQ së fundmi ka dhënë një vështrim në lidhje me këtë temë
Secili prej postimeve të tyre bëhet një sipërmarrje fitimprurëse, duke e kthyer në një industri shumë milionëshe. Kylie Jenner, anëtarja më e re e familjes që ka 400 milionë ndjekës në Instagram, fiton 2,386,000 dollarë për çdo postim që ndan. Kim Kardashian fiton 2,176,000 dollarë. Khloe Kardashian fiton një shumë mbresëlënëse prej 1,866,000 dollarë dhe motra e tyre, Kendall Jenner, fiton 1,758,000 dollarë.
Kourtney Kardashian fiton gjithashtu deri në 1,343,000.
Kris Jenner është ende e fokusuar në reality show, falë të cilit fiton nga 8.3 deri në 12.5 milionë dollarë në sezon. Ajo gjithashtu merr 10 për qind të çdo fitimi që bëjnë vajzat e saj. Pasuria e saj vlerësohet në 170 milionë dollarë.
Legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, kanë fitimet më të larta.
Cristiano fiton 3,234,000 dollarë dhe Lionel 2,597,000 dollarë për çdo postim.
Rilicencimi i EFT-së pas ndalimit të tregtisë me
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) të sqarojë nëse vazhdon të jetë
“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e
Në vend të festës, protestë! Në Ditën e Alfabetit Shqip, Forumi Rinor i BDI-së në Çair protestoi para Gjykatës Kushtetuese,
Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e
Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, filantropi dhe humanisti i njohur shqiptar, Lazim Destani,