Pritje të gjata në disa pika kufitare, në Merdare deri në 3 orë e 20 minuta
Pritje të gjata janë raportuar të shtunën në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, veçanërisht në dalje të vendit.Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë në Merdare, ku qytetarët që po dalin nga Kosova po presin nga 3 deri në 3 orë e 20 minuta. Kolona në këtë pikë arrin rreth 1.3 kilometra.
Pritje të konsiderueshme ka edhe në Dheu i Bardhë, ku në dalje pritjet janë rreth 1 orë e 30 minuta, ndërsa kolona ka arritur rreth 1.2 kilometra.Në Jarinje, pritjet në dalje janë nga 50 deri në 60 minuta, me kolonë rreth 900 metra.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të shkurtra. Në Hani të Elezit në hyrje janë rreth 10 minuta, ndërsa në Muçibabë pritjet janë 5–10 minuta.Në Vërmicë pritjet janë 5–8 minuta, në Bërnjak, Glloboqicë, Kullë, Mutivodë dhe në dalje të Qafë Morinës rreth 2–5 minuta, ndërsa në Qafë të Prushit vetëm 1–2 minuta.
Të dhënat janë përditësuar në ora 13:10.