Dogana e Kosovës sekuestron 2,559 pako barnash pa banderola RKS
Dogana e Kosovës ka sekuestruar gjithsej 2,559 pako barnash pa banderola të Republikës së Kosovës, gjatë një kontrolli në një subjekt farmaceutik dhe një shtëpi banimi në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit në subjektin farmaceutik u zbuluan 2,161 pako barnash, të fshehura në një hapësirë të modifikuar në pjesën e tualetit të lokalit. Barnat nuk kishin dokumentacion mbulues dhe as banderola RKS.
Me autorizim të prokurori kompetent, kontrolli vazhdoi edhe në një shtëpi banimi të ndërlidhur me rastin, ku në bodrum dhe hapësira të tjera u gjetën edhe 398 pako barnash pa banderola RKS.
Vlera e përgjithshme doganore e mallit të sekuestruar arrin në 20,745.94 euro.
Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin kompetent dhe institucionet përgjegjëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.