Mickoski: Ndryshimet në politikat e zgjerimit nuk kanë të bëjnë me RMV-në
Deklarata e eurokomisares Marta Kos nuk ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut, ajo është e dhënë në një konotacion krejtësisht tjetër. Ndërsa tani për tani nuk ka kritere të reja, kur bëhet fjalë për pranimin e vendeve kandidate në BE. Kështu u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski, referuar deklaratës së eurokomisares Kos se BE po përgatit një reformë të zgjertimit. Ai shtoi se politika e sigurisë dhe ajo ndërkombëtare është plotësisht e harmonizuar me atë të BE-së.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Ne kemi një politikë sigurie dhe të jashtme plotësisht të harmonizuar me Bashkimin Evropian. Kemi besim absolutisht të plotë brenda Bashkimit Evropian. Në raportin e dhjetorit, ne ishim më të mirët dhe pres që e njëjta gjë të ndodhë edhe në raportin e qershorit. Do të vazhdojmë në atë drejtim në periudhën në vijim. Ajo që është detyrimi ynë përtej kushteve dypalëshe, do ta përmbushim dhe do të jemi më të mirët. Dhe jemi më të mirët. Pra, ne vazhdojmë në atë drejtim”.
Para dy ditësh, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, prezantoi propozimin e Komisionit Evropian për reformimin e procesit të zgjerimit të BE-së, i cili mes tjerash përfshin integrim gradual, verifikim më të rreptë të vendeve kandidate dhe një metodologji të re. Kos tha se procesi po hyn në një “moment të ri të Helsinkit“.
Për vendet kandidate, kjo ide u interpretua veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh bllokadat dypalëshe që kanë penguar procesin e anëtarësimit. Megjithatë, ende nuk dihet se në cilat faza të zgjerimit do të zbatohej kufizimi eventual i vetos.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/
