Kajtazi: Kurti nuk shkon në Marshin e Lirisë për katërshen e UÇK-së
Opinionisti Shkumbin Kajtazi ka komentuar pjesëmarrjen e mundshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në “Marshin e Lirisë”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.Kajtazi tha në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se Kurti nuk do të marrë pjesë në këtë marsh, pasi, sipas tij, një veprim i tillë do t’i kushtonte me humbje elektorale.
“Albin Kurti, besoj sinqerisht, i është bërë oferta ose ftesa duke e ditur thellësisht që ai nuk vjen. Nuk shkon sepse humb elektorat dhe ai është politikan që çdo ditë shihet se është populist”, tha Kajtazi.Ndërkohë, më 16 shtator pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katër krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.