Fluturoi me 163 km/h, arrestohet në Tabanoc 49-vjeçari nga Rumania
Një shtetas rumun është privuar nga liria në vendkalimin kufitar Tabanoc, pasi sistemi „Qyteti i Sigurt“ ka evidentuar se ai kishte kryer një shkelje të rëndë të rregullave të komunikacionit.
Sipas njoftimit të policisë, më 4 shtator 2026, rreth orës 11:20, në dalje të shtetit, zyrtarët policorë kanë ndaluar H.V.S. (49) nga Rumania, i cili drejtonte një automjet të tipit „Audi“ me targa rumune.
Gjatë kontrollit përmes sistemit „Qyteti i Sigurt“ është konstatuar se ai ishte evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, që ka të bëjë me „drejtimin e pakujdesshëm të automjetit motorik“.
Nga të dhënat e sistemit rezulton se të njëjtën ditë, rreth orës 06:30, në autostradën A1, në afërsi të Demir Kapisë, 49-vjeçari kishte drejtuar automjetin me shpejtësi prej 163 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 80 kilometra në orë.
Pas ndalimit në Tabanoc, personi është shoqëruar në Stacionin Policor me Kompetencë të Përgjithshme në Negotinë për procedurë të mëtejshme.
Policia njofton se ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.
