Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë
Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 00:30, në rrugën “Muharrem Fejza”.
Gjatë kontrollit, të dyshuarit mashkull kosovar i janë gjetur dhe konfiskuar 10.7 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.Pas intervistimit në polici, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 10.7 gram substance narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.