Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Gashi: Intuita më thotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare
Maqedoni

Gashi: Intuita më thotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

September 14, 2026

AA

Jam i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme”, deklaroi sot kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në brifingun e tij të rregullt të hënën me gazetarët.

Kur u pyet se në çfarë bazohet kjo bindje e tij, duke marrë parasysh deklaratat që janë bërë publike këto ditë, Gashi tha se është rezultat i intuitës së tij politike.

Duke informuar për koordinimin e rregullt të sotëm me personat e grupeve parlamentare në Kuvend, Gashi tha se përfaqësuesi i së Majtës ngriti çështjen e Kodit zgjedhor për shkak të qëndrimeve të shprehura në lidhje me zgjedhjet e parakohshme. Kryetari i Kuvendit tha se është mirë të diskutohet dhe se në takim theksoi se nëse ka gatishmëri, grupi punues në Kuvend dhe koordinatorët duhet të vazhdojnë bisedimet për Kodin zgjedhor.

Lidhur me ligjin për përfaqësim të drejtë, i cili është bllokuar në Parlament për shkak të bllokadës nga Badenteri dhe BDI-së, Gashi tha se ka qenë në komunikim me liderët, por mohoi që midis tyre është edhe Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së.

Kryetari i Kuvendit paralajmëroi se së shpejti do të thirret një seancë e Komisionit për Politikë të Jashtme, në të cilën ambasadorët e rinj do t’i prezantojnë prioritetet e tyre.

Në takimin koordinues, u kërkua që në një seancë qeveritare të shqyrtohej çështja e mospjesëmarrjes së disa ministrave në seancat e opozitës dhe të pyetjeve të deputetëve. Gjithashtu u kërkua që data e seancës së pyetjeve parlamentare të shtyhej për shkak të paralajmërimit se Kryeministri do të jetë në Nju Jork më 24 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Gashi gjithashtu informoi se nesër dzhet të vazhdojë seanca e 12-të plenare, si dhe se do të caktohen edhe vazhdimi i seancave të 73-të, 94-të dhe 100-të parlamentare.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Dënohet me 3 muaj burg me kusht i riu shqiptar

November 17, 2026
Maqedoni

Maqedonia me 78 viktima nga aksidentet rrugore për një milion

November 17, 2026
Kosovë

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu

November 17, 2026
Kosovë

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për

November 16, 2026
Kosovë

I pathyeshëm në prag të verdiktit – Deklarata e Thaçit

November 16, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5189
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15513
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Dënohet me 3 muaj burg me kusht i

Thellësisht shqetësuese mbetet trajtimi ligjor dhe penal i simboleve kombëtare nga organet e drejtësisë në vend, njofton agjencia e lajmeve

Maqedoni

Maqedonia me 78 viktima nga aksidentet rrugore për

Në Maqedoninë e Veriut, gjatë vitit 2024, janë regjistruar 78 viktima nga aksidentet e trafikut për një milion banorë, tregojnë

Maqedoni

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë shembull pozitiv duke dhuruar tokën e tij 3.200 katrorë, që e

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.