Sonte premiera e dokumentarit “Një emër, shumë gjurmë” në TVM2, përkujtohet Prof. Nazmi Maliqi në trevjetorin e ndarjes nga jeta
Sot, më 20 shtator, mbushen tre vjet nga ndarja nga jeta e profesorit të njohur Nazmi Maliqi. Në këtë datë përkujtimore, djali i tij, prof. Driton Maliqi, ka njoftuar opinionin publik për premierën e filmit dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së babait të tij, me titull “Një emër, shumë gjurmë”, raporton tvfesta.mk.
Projekti dokumentar është rezultat i një pune intensive njëvjeçare nëpër arkiva të ndryshme dhe përmban mbi 30 intervista me personalitete, bashkëpunëtorë e miq që ndanë rrugëtimin jetësor dhe profesional me prof. Nazmi Maliqin. Përmes këtyre dëshmive e rrëfimeve, dokumentari sjell në mënyrë kronologjike dhe emocionale kontributin e tij të çmueshëm.
Premiera e dokumentarit do të transmetohet sonte, më 20 shtator 2026, në orën 19:15 në TVM2.
Përmes njoftimit të tij, prof. Driton Maliqi ka shprehur falënderime të veçanta për zëvendësdrejtoren e TVM-së, z. Xhulian Shabani, si dhe për znj. Leunora Kaliqi, për mbështetjen e dhënë në realizimin dhe transmetimin e këtij projekti për publikun e gjerë.
Dokumentari me regji të Arsim Leskovicës dhe producentit Driton Maliqi, sjell një pasqyrim të gjerë dhe mjaft emocional përmes hulumtimeve të detajuara nëpër arkiva të ndryshme, si dhe përmes 30 intervistave të realizuara me njerëz që ndanë rrugëtimin profesional dhe jetësor me të.
Familja Maliqi fton të gjithë qytetarët, miqtë dhe dashamirët që ta ndjekin këtë transmetim dhe të bashkëndajnë kujtimin dhe gjurmët që la pas prof. Nazmi Maliqi.