Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Ndalohet ish-ushtari i UÇK-së në Maqedoni pas një urdhërarresti serb dhe më pas lirohet, Pushkolli: Trajtim korrekt
Maqedoni

Ndalohet ish-ushtari i UÇK-së në Maqedoni pas një urdhërarresti serb dhe më pas lirohet, Pushkolli: Trajtim korrekt

September 23, 2026

AA

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Pushkolli, është ndaluar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në pikëkalimin kufitar Bllacë–Elez Han, si rezultat i një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia, por më pas është lënë i lirë.

Përmes një deklarate publike, Pushkolli ka konfirmuar ndalimin e tij dhe ka bërë të ditur se shkak për këtë masë ka qenë pikërisht kaluara e tij si pjesëtar i UÇK-së.

“Dëshiroj t’ju njoftoj se jam arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe. Arrestimi, sipas informacionit të dhënë, lidhet me faktin se jam pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti dhe mbrojtjen e të drejtave të mia,” ka deklaruar ai.

Pas lirimit, Pushkolli ka falënderuar Policinë e Maqedonisë së Veriut, duke veçuar siç ka shkruar pjesëtarët shqiptarë për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës.

“Pas një interviste dhe marrjes në pyetje, jam liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës. UÇK dje, liri sot!”, shkroi në profilin e tij në rrjetet sociale, Fadil Pushkolli.

Ky zhvillim vjen në të njëjtën ditë kur autoritetet në Kroaci liruan një tjetër ish-pjesëtar të UÇK-së, i cili po ashtu ishte ndaluar mbi bazën e fletëarresteve të lëshuara nga Serbia.
Pas verifikimeve dhe procedurave përkatëse administrative, Pushkolli është liruar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.(INA)

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu

November 17, 2026
Kosovë

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për

November 16, 2026
Kosovë

I pathyeshëm në prag të verdiktit – Deklarata e Thaçit

November 16, 2026
Maqedoni

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga

November 16, 2026
Kosovë

AUV ka tërhequr nga tregu një seri të qumështit VITA

November 16, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5189
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15511
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë shembull pozitiv duke dhuruar tokën e tij 3.200 katrorë, që e

Maqedoni

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të ulen mesatarisht për 2,43 për qind, sipas

Maqedoni

Koçoska: Buxheti i vitit 2027 më i vështiri,

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ka paralajmëruar se gjatë vitit 2027 shteti duhet të shlyejë 124,6 miliardë denarë borxhe, rreth

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.