NDËRRON JETË 63-VJEÇARI SHQIPTAR NË KËRÇOVË, DO TË HETOHET SHKAKU I VDEKJES
Një shtetas shqiptar 63-vjeçar ka ndërruar jetë në Kërçovë, ndërsa për zbardhjen e rrethanave të vdekjes është urdhëruar kryerja e autopsisë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, dje rreth orës 19:40 në SPB Kërçovë është raportuar se shtetasit shqiptar E.B. (63), i cili kishte qëndrim të përkohshëm në fshatin Greshnicë të Kërçovës, i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Pak më vonë, ai ka ndërruar jetë.
Vdekjen e ka konstatuar një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore nga Kërçova.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. (INA)