Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës
Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka gjetur në veriun e vendit një kallashnikov Ak-47, 119 fishekë dhe pajisje ushtarake.
Këto municione janë gjendur në një banesë të braktisur në fshatin Dren të Leposaviqit.
Nuk dihet saktësisht nëse armatimi është aty që para se të ndodhte rasti “Banjska” apo pas ngjarjes së rëndë.
Tashmë, është kthyer në një problem edhe për Policinë e Kosovës gjetja e armatimit në shumë shtëpi të veriut të vendit.
Kujtojmë se më 2023, Kosova u trondit nga sulmi terrorist i një grupi militant serbësh në Banjskë. Si pasojë e sulmit, ndërroi jetë edhe ish-efektivi Afrim Bunjaku, që u shpall edhe hero i Kosovës.
Edhe pse përgjegjësia për rastin dyshohet se bie mbi ish-kryetarin e Listës Serbe Milan Radoiçiç, ai është ende i lirë nëpër Serbi. Blagoje Spasojeviç dhe Vladimir Toliç u dënuan me burg përjetë, ndërsa Dushan Maksimoviç u dënua me 30 vjet heqje lirie.