Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 “ASKUSH NUK ËSHTË MBI LIGJIN!” / Zëvendësministri Astrit Iseni jep lajmin: Suspendohen 6 policë pas ngjarjes në Shkup
Maqedoni

“ASKUSH NUK ËSHTË MBI LIGJIN!” / Zëvendësministri Astrit Iseni jep lajmin: Suspendohen 6 policë pas ngjarjes në Shkup

October 11, 2026

AA

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka bërë të ditur suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë pas incidentit të ndodhur më 7 tetor në Shkup.

Pas shqyrtimit të incizimeve, dëshmive dhe kontrolleve nga Kontrolli i Brendshëm, ai theksoi se janë konstatuar parregullsi të rënda në veprimet e punonjësve policorë, ndaj të cilëve ka nisur edhe procedura disiplinore dhe po mblidhen prova për përgjegjësi eventuale penale. Iseni theksoi se përdorimi i papërgjegjshëm i forcës është i papranueshëm dhe se as uniforma e as funksioni nuk e mbrojnë askënd nga zbatimi i ligjit.

Postimi i plotë:

6 POLICËT DO TË SUSPENDOHEN – ASKUSH NUK ËSHTË MBI LIGJIN!

Uniforma policore është përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët. Çdo keqpërdorim i saj cenon dinjitetin e qytetarit, besimin në polici dhe autoritetin e shtetit.

Si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, qëndrimi im është i prerë: përdorimi i forcës është i papranueshëm dhe çdo shkelje e konstatuar kërkon përgjegjësi.

Pas shqyrtimit të incizimeve, deklaratave të dëshmitarëve dhe kontrolleve për ngjarjen e 7 tetorit në Shkup, Kontrolli i Brendshëm ka konstatuar një sërë parregullsish në veprimet e punonjësve policorë.

6 policët do të suspendohen, ndërsa ndaj tyre do të fillojë procedurë disiplinore.

Përgjegjësia nuk përfundon me suspendimin. Po veprohet sipas urdhrave të prokurorive kompetente për ekspertizë dhe dokumentimin e plotë të provave, mbi të cilat do të përcaktohet përgjegjësia eventuale penale.
As uniforma, as funksioni dhe as përkatësia nuk e përjashtojnë askënd nga zbatimi i ligjit.
Qytetarët meritojnë siguri, dinjitet dhe një polici që e ushtron autoritetin me profesionalizëm.
Besimi në polici mbrohet duke kërkuar përgjegjësi për çdo shkelje.
Ky është detyrimi ynë dhe ky është qëndrimi im.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë

November 26, 2026
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje

November 26, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5262
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15659
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.