Shasivari: Kujtesa historike është përgjegjësi, e ardhmja është obligimi ynë
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në manifestimin qendror me rastin e 85-vjetorit të Kryengritjes Popullore, të organizuar nga Qeveria në Memorialin Përkujtimor në Kumanovë.
Në nderim të kësaj ngjarjeje me rëndësi të veçantë historike, Shasivari theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të përcjelljes së vlerave të guximit, sakrificës dhe përgjegjësisë te brezat e ardhshëm.
Ai nënvizoi se respektimi i historisë duhet të shoqërohet me angazhim të vazhdueshëm për ndërtimin e institucioneve të forta, një shoqërie të drejtë dhe një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët.
„Respektimi i historisë është përgjegjësi ndaj së kaluarës, ndërsa ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë është detyrimi ynë ndaj qytetarëve“, theksoi ministri Shasivari.