Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti: Kapet drogë në Tabanoc, gjithçka u dokumentua nga kamerat trupore të doganierëve
Maqedoni

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti: Kapet drogë në Tabanoc, gjithçka u dokumentua nga kamerat trupore të doganierëve

October 13, 2026

AA

Në pikën kufitare të Tabanocit janë zbuluar disa lloje të substancave narkotike dhe psikotrope, ndërsa një shtetas gjerman është ndaluar. Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, bën të ditur se rasti është dokumentuar edhe përmes kamerave trupore të zyrtarëve doganorë.

Një rast i kontrabandimit të substancave narkotike është zbuluar në pikën kufitare të Tabanocit, ku gjatë kontrollit të një automjeti që udhëtonte një shtetas gjerman së bashku me bashkëshortin e tij, zyrtarët doganorë kanë gjetur disa lloje të substancave të dyshimta.

Gjatë kontrollit të automjetit janë zbuluar materiale me ngjyrë të gjelbër dhe të verdhë, substanca në formë karamelesh, si dhe mjete për bluarjen dhe matjen e tyre. Ndërkaq, gjatë kontrollit personal të të dyshuarit janë gjetur edhe substanca të tjera, përfshirë një pluhur të bardhë, një material në formë xheli dhe tableta me ngjyra të ndryshme.

Analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e hashashit, amfetaminës, MDMA-së dhe tetrahidrokanabinolit (THC).

Një element i rëndësishëm i këtij rasti është dokumentimi i kontrollit përmes kamerave trupore të zyrtarëve doganorë, të cilat janë siguruar si donacion nga Ministria e Drejtësisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas veprimeve të ndërmarra nga inspektorët e Njësisë së Hetimeve, nën drejtimin e prokurorit publik, ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Kumanovë, për veprën penale që lidhet me prodhimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Rasti është në procedurë pranë organeve kompetente, të cilat do të ndërmarrin veprimet e mëtejshme ligjore.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

“Nuk ka fe as s’ka parti…” deputeti i VV publikon

November 29, 2026
Kosovë

Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë pas reshjeve të

November 29, 2026
Kosovë

“Mos u ngut, merr një zanat e ndërtoje shtëpinë tënde”

November 29, 2026
Kosovë

Ermal Sadiku kritikon VV-në: LDK ndërton, ndërsa VV bllokon dhe

November 29, 2026
Kosovë

Krasniqi: Edhe kjo festë u shndërrua në ditë përkujtimi dhe

November 28, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5276
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15661
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.