Luboten, banorët nuk presin komunën, asfaltojnë vetë rrugën e fshatit
Banorët e Lagjes së Dëshmorëve në Luboten, në Komunën e Butelit, janë organizuar mes vete dhe kanë marrë iniciativën për asfaltimin e rrugës në lagjen e tyre, transmeton Zyrtare.
Në vend që të presin zgjidhje nga komuna, banorët kanë vendosur të angazhohen vetë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Nisma e tyre vjen si përpjekje për të zgjidhur një problem me të cilin përballen në përditshmëri, duke dëshmuar rëndësinë e organizimit dhe bashkëpunimit mes banorëve.