Edi Rama i godet me deklaratë të rinjtë protestues: “Janë brez TikToku, nuk dinë të lidhin dot 7 fjalë bashkë!”
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me Policinë e Shtetit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka komentuar protestat dhe episodet e dhunshme të ditëve të fundit.
Rama deklaroi se, sipas tij, dhuna nuk lidhet me pakënaqësitë demokratike ndaj qeverisë, duke theksuar se shteti nuk duhet të negociojë me akte të tilla.
“Me këtë nuk negociohet. Kur shteti negocion me këtë, ka rënë”, deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë kritikoi gjithashtu një pjesë të të rinjve që, sipas tij, synojnë përmbysjen dhe jo paqen, duke i lidhur protestat me një frymë ideologjike që ai e cilësoi si shkatërruese.
Deklaratat e Ramës vijnë në një kohë tensionesh të larta politike dhe përplasjesh mes protestuesve dhe policisë në Tiranë.