Këto janë çmimet e derivateve nga mesnata
Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime të Menagementit të Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka sjellë një vendim me të cilin zvogëlohet çmimi me pakicë i derivateve të naftës mesatarisht për 1,89% në krahasim me vendimin e datës 19.10.2026.
Çmimet referentë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, shënojnë ulje, dhe atë mesatarisht te benzinat për 8,120%, te dizeli ka rritje për 0,404%, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,074% dhe te mazuti ka rritje prej 2,060%.
Në Vendimin e KRRE-së është zbatuar vendimi qeveritar për shumën e ulur të TVSH-së për derivatin e naftës EURODIZEL (D-E V) në shumë prej 10% dhe është zbatuar një shumë e ulur e akcizës prej 4,00 den/litër te benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe te EURODIZEL (D-E V).
Nga data 27.10.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
* Benzinë motorike EUROSUPER BS – 95: 91,00 denarë/litër
* Benzinë motorike EUROSUPER BS – 98: 93,00 denarë/litër
* Karburant dizel EURODIZEL BS (D-E V): 99,00 denarë/litër
* Vaj për djegie Ekstra i lehtë 1 (EL-1): 110,00 denarë/litër
* Mazut M-1 NS: 54,273 denarë/kilogram
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 5,00 den/litër.
Çmimi me pakicë i EURODIZEL-it (D-E V) nuk ndryshon.
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për shtëpi (EL-1) ulet për 0,50 den/litër.
Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS rritet për 0,694 den/kg dhe tani do të jetë 54,273 den/kg.(INA)