Haga e dënon Thaçin me 1 vjet e 5 muaj burgim për pengim të drejtësisë
Shkalla e parë e Dhomave të Specializuara të Kosovës e ka dënuar me 17 muaj burgim ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për rastin e pengimit në drejtësi.
Thaçi u shpall fajtor për disa pika të aktakuzës.
Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte kërkuar gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, nga tre vjet për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, si dhe nëntë muaj për Hajredin Kuçin.
Thaçi është dënuar më 16 shtator, në shkallë të parë, me 25 vjet burgim për krime lufte.