Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Vizita e ish-aktores së filmave për të rritur në Xhaminë Umajade në Damask shkakton polemika në Siri
Botë Maqedoni

Vizita e ish-aktores së filmave për të rritur në Xhaminë Umajade në Damask shkakton polemika në Siri

November 18, 2026

AA

Vizita e ish-aktores spanjolle të filmave për të rritur, Amarna Miller, në Siri ka shkaktuar debat të gjerë në rrjetet sociale, pasi ajo vizitoi disa nga monumentet më të njohura historike dhe fetare të vendit, përfshirë Xhaminë Umajade në Damask dhe qytetin antik të Palmirës.

Polemikat u shtuan pasi në pamjet e publikuara në rrjetet sociale ajo shfaqet edhe në shoqërinë e ministrit sirian të Kulturës, Mohammed Yassin Saleh, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë gjatë një vizite në Palmirë.

Në rrjetet sociale fillimisht u përhapën pretendime se Ministria e Kulturës kishte shpenzuar rreth 23.400 dollarë për udhëtimin e saj, përfshirë bileta të klasit të parë, akomodim në hotel dhe transport.

Megjithatë, platforma siriane për verifikimin e fakteve, Verify-Sy, publikoi një hulumtim në të cilin pretendimet për financimin shtetëror u cilësuan si të pabazuara.

Sipas platformës, zyrtarë të Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Turizmit kanë mohuar se Miller ishte ftuar zyrtarisht apo se vizita e saj ishte organizuar nga institucionet shtetërore.

Takimi me ministrat, sipas autoriteteve, ishte i rastësishëm

Sipas shpjegimit të një zyrtari që kishte qenë pjesë e delegacionit qeveritar, ministrat kishin hasur rastësisht në një grup turistësh gjatë vizitës në Palmirë dhe ishin ndalur për t’i përshëndetur, pa e ditur identitetin apo të kaluarën profesionale të tyre.

Ministria e Turizmit gjithashtu ka konfirmuar për Verify-Sy se Miller nuk kishte marrë ftesë zyrtare dhe se takimi kishte qenë rastësor.

Delegacioni qeveritar, sipas të njëjtave informacione, ndodhej në Palmirë për të shqyrtuar planet e zhvillimit të qytetit antik dhe të aeroportit të tij.

Miller: Kam udhëtuar me shpenzimet e mia

Gazetari sirian Ammar al-Mamoun ka bërë të ditur se kishte kontaktuar drejtpërdrejt me Millerin përmes Instagramit. Sipas tij, ajo kishte konfirmuar se udhëtimin në Siri e kishte financuar vetë dhe se nuk kishte marrë ftesë zyrtare nga autoritetet.

Ajo gjithashtu i kishte cilësuar pretendimet për financim nga qeveria si lajme të rreme.

Ndërkohë, pamjet e publikuara nga vizita e saj nuk ishin më të qasshme në llogarinë e saj në Instagram gjatë përhapjes së polemikave.

Kush është Amarna Miller?

Amarna Miller, e lindur në Madrid në vitin 1990, u bë e njohur ndërkombëtarisht për aktivitetin e saj në industrinë e filmave për të rritur, nga e cila u largua në vitin 2017.

Pas largimit nga kjo industri, ajo iu përkushtua shkrimit, aktivizmit feminist, udhëtimeve dhe krijimit të përmbajtjeve kulturore. Ajo gjithashtu ka studiuar artet figurative dhe kërkimet antropologjike, ndërsa drejton një agjenci udhëtimesh të quajtur „Tierra Ignota“.

Vizita e saj në Siri ka nxitur reagime të ndara. Një pjesë e opinionit publik e kanë kritikuar për të kaluarën e saj profesionale dhe praninë në objekte fetare, ndërsa të tjerë kanë mbrojtur të drejtën e saj për të vizituar vendin, duke theksuar se e kaluara profesionale nuk duhet të përcaktojë trajtimin ndaj saj./Shprehja

Previous post
Të fundit
Botë

Vizita e ish-aktores së filmave për të rritur në Xhaminë

November 18, 2026
Kosovë

Nesër ditë e ngjeshur në Kuvend: Ligji për Specialen në

November 18, 2026
Kosovë

Përfundon vizita e Jakup Krasniqit, EULEX-i largohet nga shtëpia e

November 18, 2026
Maqedoni

Darko Kostovski përballet me kallëzim penal për parkun në Butel

November 18, 2026
Maqedoni

Katër fakultete dhe rektorati i UKIM-it mbeten në terr, borxhi

November 18, 2026
  • Botë 19
  • Kosovë 5205
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15547
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Nesër ditë e ngjeshur në Kuvend: Ligji për

Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar se të nesërmen do zhvillohen dy seanca. E para do nis nga ora 10:00, ku

Kosovë

Përfundon vizita e Jakup Krasniqit, EULEX-i largohet nga

Pas rreth gjashtë orësh qëndrimi në shtëpinë e tij në Prishtinë, ka përfunduar vizita familjare e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Pas

Maqedoni

Darko Kostovski përballet me kallëzim penal për parkun

Përveç polemikave për mosrespektimin e gjuhës shqipe, kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, tani përballet edhe me një kallëzim

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.