Kuvendi: Nga 204 funksionarë të zgjedhur e të emëruar, 62,3% maqedonas dhe 25,5% shqiptarë
Instituti Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka publikuar një pasqyrë statistikore të përbërjes gjinore dhe etnike të personave të zgjedhur e të emëruar nga Kuvendi.
Pasqyra mbulon periudhën nga 1 qershori 2024 deri më 1 nëntor 2026 dhe është përgatitur me kërkesë të një deputeti, shkruan 3-shi.net.
Të dhënat bazohen në deklarimet e funksionarëve në biografitë e shkurtra që i kanë dorëzuar në Kuvend.
Gjithsej 204 persona
– 127 maqedonas (62,3%)
– 52 shqiptarë (25,5%)
– 4 romë (2,0%)
– 3 serbë (1,5%)
– 2 turq (1,0%)
– 1 maqedonas myslimanë (0,5%)
– 1 vllah (0,5%)
– 14 nuk janë deklaruar (6,9%)
Sipas gjinisë
Nga 204 funksionarët, 67 janë gra (32,8%) dhe 137 janë burra (67,2%).
Gratë (67)
– 49 maqedonase (73,1%)
– 10 shqiptare (14,9%)
– 1 serbe (1,5%)
– 1 vllahe (1,5%)
– 6 nuk janë deklaruar (9,0%)
Burrat (137)
– 78 maqedonas (56,9%)
– 42 shqiptarë (30,7%)
– 4 romë (2,9%)
– 2 turq (1,5%)
– 2 serbë (1,5%)
– 1 maqedonas mysliman (0,7%)
– 8 nuk janë deklaruar (5,8%)
Pjesëmarrja e grave brenda secilës bashkësi
– Maqedonas: 38,6% gra
– Shqiptarë: 19,2% gra
– Serbë: 33,3% gra
– Turq: nuk ka asnjë grua
– Romë: nuk ka asnjë grua
– Vllahë: 1 grua nga 1 funksionar (100%)